Bugajski, Brnabiqit: Me rënien e Rusisë, Beogradi do të braktiset dhe barrikadat do të vijnë në Serbi

E publikuar: 21/12/2022 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bugajski

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski me anë të reagimi ndaj kryeministres serbe Ana Brnabiq ka thënë se Qeveria e Aleksandar Vuçiqit duhet të heqë dorë nga kriminelët e luftës.

Bugajski në Twitter ka thënë se Beogradi do të braktiset me rënien e Rusisë.

“Qeveria e Vuçiqit duhet të heqë dorë nga kriminelët e luftës në Moskë dhe të njohë Kosovën. Përndryshe, me rënien e Rusisë, Beogradi do të braktiset dhe barrikadat do të vijnë në Serbi”, ka thënë ai.

Brnbaiq ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili kishte kritikuar Listën Serbe për mos reagim ndaj trajtimit që i është bërë Rada Trajkoviqit nga autoritetet në Serbi.

“I papranueshëm trajtimi i aktivistes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq. Vë re se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Standarde të dyfishta?”, ka pyetur Rohde.

Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, javën e kaluar u pengua për disa orë nga autoritetet kufitare serbe.