Dy gra të komunitetit serb janë rrëmbyer në veri të Kosovës. Ato dyshohet se janë rrëmbyer nga agjentë sekretë të Serbisë.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se dy të rrëmbyerat kanë fëmijë.
Mësohet se rrëmbimi i tyre ka ardhur si pasojë e larjes së hesapeve mes bandave kriminale serbe dhe interesave politike.
Po sot, në veri të Kosovës janë rrëmbyer edhe katër persona të tjerë, e të cilët janë dërguar menjëherë në Serbi.