Ambasadorët e BE-së e miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave

E publikuar: 20/12/2022 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorët e Bashkimit Evropian e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian thuhet se miratimi përfundimtar për këtë tekst i ka mbetur Këshillit të BE-së.

“Ambasadorët e BE-së miratuan tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian”.

Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian e çon Kosovën një hap më tej në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftim.