Kosovari dyshohet se ka vrarë me thikë bashkombasin e tij në Zvicër

E publikuar: 19/12/2022 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër – dyshohet se pas një zënke kosovari ka goditur për vdekje bashkombasin e tij.

Siç raporton medium zviceran 20minutes.ch, viktima është goditur me thikë, pasditen e së dielës në Biere.

28-vjeçari bëhet e ditur se nuk ka vendbanim në Zvicër.

Sipas policisë, viktima është gjetur i shtrirë pa ndjenja dhe kishe pasur gjakderdhje të madhe –duke bërë që mos t’I mbijetojë plagëve të marra.

Lidhur me rastin policia e Kantonit Vaud, ka arrestuar 55-vjeçarin kosovar, si i dyshuar kryesor në këtë ngjarje.

Raportimet e para të policisë, thonë se viktima dhe dorasi edhe më herët kanë pasur konflikt mes vete.

Për rastin, hetimet janë duke vazhduar.