Hoti: Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”

E publikuar: 19/12/2022 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Avdullah Hoti përmes një shkrimi në facebook është shprehur se nuk mund të arsyetoheshin dy vite të qeverisë Kurti duke promovuar projektet të qeverive të kaluara, duke e lidhur këtë me nisjen e punimeve për Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovës-Mitrovicë.

Ai bëri thirrje që të ketë promovime të ndonjë projekti nga kjo qeveri, ose së paku të ketë nisje të punimeve të ndonjë projekti.

Postimi i plotë:

Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovës-Mitrovicë.

Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve.