Estonia e gatshme ta përkrah Kosovën në rrugën drejt BE-së

E publikuar: 15/12/2022 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Estonia është e gatshme që ta përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Estonisë, Urmas Reinsalu, pasi Kosova zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE.

“Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Estonia qëndron e gatshme për ta përkrahur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Reinsalu në rrjetin social Twitter.

Kryeministri i Albin Kurti ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai e ka quajtur ditë historike për Kosovën të enjten kur në Pragë ka dorëzuar aplikimin për statusin e shtetit kandidat në BE.