Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur meqë Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet lidhur me zgjerimin dhe stabilizimin dhe procesin e asociimit.
Szunyog thotë se është i kënaqur të njoftoj se Këshilli i Bashkimit Evropian e mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Me kënaqësi të theksoj se Këshilli i Bashkimit Evropian sot mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pret negociatat e shpejta dhe të suksesshme me Parlamentin Evropian për ndryshimet e nevojshme në një Rregullore përkatëse”, ka shkruar Szunyog.
Szunyog ka përmendur edhe dialogun ku i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje.
“Më tej u përshëndet vazhdimi i Dialogut i lehtësuar nga #BE dhe i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”.
“Këshilli i Evropës miratoi konkluzione mbi procesin e zgjerimit dhe stabilizimit dhe asocimit”.
“Gjithashtu u përshëndet progresi i vazhdueshëm i Kosovës në forcimin e demokracisë dhe #Sundimit të Ligjit, administrimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, antiterrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.