“Këshilltarët e Scholz e Macron, Escobar dhe Lajçak më 17 dhjetor në Beograd”

E publikuar: 11/12/2022 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar në një paraqitje televizive të dielën së në Serbi se më 17 dhjetor do të qëndrojnë Këshilltarët e Kancelarit gjerman dhe Presidentit të Francës si dhe emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak.

“Do të jenë 4- 5 orë të bisedimeve të rëndësishme, deri atëhërë do të provojmë ta ruajmë në çdo mënyrë paqen dhe do të japim gjithçka nga vetja”.

Ndërkohë, këshilltari special amerikan Dereck Chollet do të udhëtojë po ashtu në rajon nga 12 dhjetori. Ai do ta nisë vizitën nga Kosova, ku pjesë e delegacionit do të jetë edhe Gabriel Escobar emisar i SHBA për bisedimet Kosovë- Serbi. /Express