Sveçla për zgjedhjet në veri: Ne koordinohemi me aleatët tanë, është presidentja ajo që vendos

E publikuar: 08/12/2022 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Xhelal sfeqla

Xhelal sfeqla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se policia dhe KQZ-ja do të dalin me rekomandimet e tyre dhe në fund është presidentja ajo që vendos për sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore.

“Unë po pres që qoftë KQZ-ja apo Policia e Kosovës të dalin me rekomandimet e tyre, të cilat pastaj do t’ia përcjellim presidentes së vendit, kryeministrit e kryetarit të kuvendit për të marr veprimet e duhura në lidhje me këtë”, tha Sveçla, përcjell Klankosova.tv.

Më tej, ai komentoi edhe thirrjet e ShBA-së që zgjedhjet në katër komunat veriore të shtyhen, duke thënë se Qeveria e Kosovës koordinohet me aleatët e saj, por vendimi i përkes presidentes Osmani.

“Ne, patjetër që koordinohemi me të gjithë aleatët tanë dhe patjetër se me seriozitetin më të madh do të merren parasysh këto apele që po vijnë nga ShBA-ja, por megjithatë për të marr vendimin e duhur është presidentja e vendit”, është shprehur Sveçla në RTK.