Forcat e shtuara të policisë në Lagjen e Boshnjakëve, situata e qetë

E publikuar: 08/12/2022 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë stacionuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit.

Situata aktualisht është e qetë në këtë lagje të Mitrovicës së Veriut, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka marr vendim që një numër më i madh i pjesëtarëve të policisë të dërgohen në veri, si shkak i tensioneve të krijuara gjatë ditëve të fundit ku pati disa shpërthime me granata dore, shok-bomba e gjuajtje me armë.