Abdixhiku takon Hovenierin: Koordinimi me aleatët strategjikë është garanci i sigurisë tonë

E publikuar: 08/12/2022 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar këtë të enjte ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Abdixhiku ka bërë të ditur se me Hovenierin diskutuan për zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në vend teksa thekson se LDK-ja beson në koordinimi me aleatët strategjik është garancë e sigurisë, njofton Klankosova.tv.

“Sot, pasdite, prita në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020