Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ishin sharë me nënkryetarin e Milan Radojçiq, dhe se e ndaluan disa gazetarë që të shkojë tek ai.
Fillimisht, në Kanal10, ai pretendoi se pati një telefonatë nga Ramush Haradinaj, e më pas edhe nga Goran Rakiq, pak para se të formohej koalicioni PAN.
“Është e padrejtë që Ramushi i kundërvihet Albinit. Haradinaj në kohën e PAN-iut. Kah ora 21:00 i mramjes. Më ka thirr Ramush Haradinaj në telefon. Më ka thënë se po më duhesh me ardh, e kam pyet ku je, më tha: tash të thirr dikush edhe të tregon se ku jam. Edhe më ka thirr Rakiqi, aso kohe kryetar i veriut të Mitrovicës. Ai më tha, se nëse do të vijsh te ai person që të telëefonoj, unë jam i gatshëm të dërgoj te ai. Unë me të thënë të vërtetën kam menduar që er kidnapuar Ramushin.” – tha ai.
Por tutje, ai ka rrëfyer se me Radojçiq ishin sharë, dhe se u ndalua nga gazetarët që situata të mos eskalojë më shumë.
“Ju e dini shumë mirë që jemi sha me nënë, dhe unë kam shku drejt tij, gazetarët që ka qenë prezentë në urën e Ibrit, më kanë kapë dhe nuk më kanë lënë me shku te ai. Ai e din shqipen shumë mirë, por jemi sha në gjuhën serbo-kroate. Hyra brenda, dhe ka kërkuar pasi AKR-ja atë kohë i ka psë marrëveshje katër ministri, ka kërkuar nga unë, se isha zv/president që Listës Serbe t’i japin ministrinë e Bujqqësisë, dhe unë i kam thënë a e dini që kjo punë nuk bëhet.” – tha ai.