Sarrazin: Prishtina e di qartë se për asociacionin duhet të flitet

E publikuar: 07/12/2022 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë në Bruksel se autoritetet e Kosovës e dinë që në bisedimet me Serbinë duhet folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Për asociacionin ka marrëveshje të arritur më 2013. Mendoj që është e qartë për Prishtinën që për të duhet të flitet”, është shprehur Sarrazin për Tanjug.

Lidhur me gjendjen aktuale në dialog, ai ka vlerësuar se ka tensione.