Nga Bashkësia Islame ankohen pse Kuvendi caktoi mbledhje në ditën e xhumasë

E publikuar: 06/12/2022 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajni Sinani, kryetar i Kuvendit të BIK-ut dhe profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, ka shkruar një status.

Bashkëpunëtori i afërt i Naim Tërrnavës, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës.

Sinani, që ka kohë që është në udhëheqje të BIK-ut, është ankuar se pse Kuvendi i Kosovës ka caktuar mbledhjen e tij të premten, që siç thotë ai është “ditë e namazit të xhumasë”.

Sipas tij, një gjë e tillë është ndjenjë e inferioritetit.

Postimi i plotë:

E premtja është ditë e namazit të xhumasë. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës ka caktuar mbledhjen e tij këtë ditë. Kjo i bie sikur çifutët të caktojnë diten e shtunë kurse të dielen të krishterët. Pse i shmangemi identitetit tonë?! Kjo është ndjenjë inferioriteti dhe shtirjeje që na ka lënë ideologjia sllavo-komuniste.