Kjo është 19-vjeçarja që u vra me dy plumba në kokë nga i dashuri shqiptar në Greqi (Foto)

E publikuar: 03/12/2022 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vajza që shihni në foto është 19 vjeçarja Krisjana Brakaj që u vra nga partneri i saj 25-vjeçar Qamil Taja në shtëpinë e tyre në Kaminia, Greqi.

I riu shqiptar pasi e qëlloi të renë me dy plumba në kokë, rrëfeu vetë krimin në polici. Ai pretendoi se ishte nën ndikimin e drogës dhe se ishte shumë xheloz për të.

Fqinjët e tij kanë rrëfyer për mediat greke se kishin dëgjuar zënka të shpeshta mes tyre dhe se vetëm një javë më parë, ishin përfshirë në një sherr të madh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi të dy ishin kthyer nga punët e tyre. Vajza punonte në një lokal nate në Kallithea ndërsa 25 vjeçari në një lokal në Troubë.

Siç ka rrëfyer vetë 25 vjeçari në polici, ai ka qenë xheloz dhe nën efektin e kokainës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Sapo ka kuptuar se çfarë ka bërë, ka lajmërëruar policinë dhe ka rrëfyer krimin.