Vrasjet e fundit të grave, Osmani e quan urgjencë kombëtare

E publikuar: 02/12/2022 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në takimin e thirrur me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, e ka quajtur urgjencë kombëtare situatën e krijuar të cilën e ka konsideruar si epidemi e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Osmani ka deklaruar se janë disa raste të vrasjes së grave që mund të parandaloheshin siç është janë rastet e Diana Kastratit, Sabile Mavroqanit, Valbona e Klara Ndrecaj, e po ashtu edhe rasti i fundit i Hamide Magashit, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu e para e shtetit dha shifra për rastet e dhunës e të cilat nuk janë trajtuar në formë profesionale.

Në këtë takim nuk po marrim pjesë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë si gjyqtarë e prokurorë, megjithëse sipas Osmanit kishin konfirmuar pjesëmarrjen prandaj këtë veprim e quajti si të papranueshme këtë sjellje, ndërkohë që përmendi se Lista Serbe bojkoton vendin por ata nuk duhet të merren si shembull.

Pjesë e këtij takimi është kryeministri, Albin Kurti, ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ushtruesja e detyrës së Ministrës së Shëndetësisë, Dafina Gexha, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i takimit është dalja me rekomandime për veprime konkrete të parandalimit të këtyre rasteve.

Takimi është me dyer të mbyllura, dhe nuk ka prononcime pas përfundimit të tij.