Flet motra e gruas së vrarë në oborrin e QKUK’së: Kishin probleme, ai mbante thikë e armë në shtëpi

E publikuar: 30/11/2022 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gruaja që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së ishte duke jetuar me babanë e saj që kur u nda nga burri i saj.

Kështu e konfirmoi për T7 motra e viktimës, e cila tha se H.M dhe burri i saj kanë pas probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi.

Sipas saj, viktima është ndarë me të me ndihmën e Policisë.

Gazeta Express dhe T7 do të ju mbajë të informuar lidhur me detajet e tjera.