Arrestohen tre persona – tre të lënduarit dërgohen në QKUK

E publikuar: 25/11/2022 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona pas një përleshjeje që ka ndodhur në mes disa personave në Viti, ku të lënduar mbeten katër persona.

Sipas policisë, lëndimet janë pësuar nga mjete të fora, ku tre nga të lënduarit janë dërguar në QKUK ndërsa një në qendrën emergjente në Gjilan, ku

“Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre (3) të dyshuar kosovar ndërsa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë janë në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan.