Bastisja në shtëpinë e Vali Corleone, Policia jep detaje

E publikuar: 24/11/2022 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Gjilan ka dhënë detaje për bastisjen në shtëpinë e Vali Corleone.

Sipas Policisë, bastisja është kryer nën dyshimin për veprën penale “pastrimi i parave”.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me saktësisht nga Sektori për Hetime Financiare, sot më 24.11.2022 në Gjilan kanë zhvilluar operacionin e kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale në lidhje me veprën penale ,,pastrimi i parave “ të cilën i dyshuari dyshohet ta ketë konsumuar gjatë periudhës kohore – tetor 2022. Kontrolli është realizuar duke u bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se i dyshuari në TikTok ka prezantuar për publikun para me ngjyrë të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme.

“Gjatë kontrollit është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular. I dyshuari nuk është hasur në shtëpi, dyshohet të jete në Republikën e Maqedonisë Veriore. Të gjitha veprimet hetimore dhe operative janë zhvilluar me autorizimin e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020