Maloku i reagon Hysenit që e krahasoi Osmanin me Millosheviqin: E turpshme të bëhën krahasime të bazuara nga urrejtja

E publikuar: 22/11/2022 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Albinot Maloku, i ka reaguar ish-kryediplomatit Skender Hyseni, i cili e krahasoi presidenten Vjosa Osmani me liderin komunist Enver Hoxha e kryekriminelin Sllobodan Millosheviq.

Maloku e ka quajtur Hysenin shfrytëzues të posteve ministrore dhe i dështuar politikisht.

Me këtë rast, Maloku ka kërkuar nga LDK-ja që të distancohet nga deklaratat e Hysenit.

Postimi i plotë i tij:Çka janë more këto kritika të yshtyera nga urrejtja? Skender Hyseni njëri nga shfrytëzuesit e gjitha rasteve të ofruara nga LDK, ministër i dështuar në të gjitha aspektet, krahason presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani, me kasapin e Ballkanit. Ngjashmërit që po i gjejnë dështakët e dëshpruar të politikës në Kosovës me drejtuesit aktual të vendit me kasapin Millosheviq dhe regjimin e tij, duhet sanksionuar me ligj. E turpshme që të bëhën këto krahasime të bazuara nga urrejtja e assesi nga racionaliteti i të kuptuarit të kritikës. LDK duhet të distancohet nga deklarimet e ish-kryediplomatit Hyseni. Mos kryerjeve të detyrave e obligimeve kushtetuese që i ka shefja e shtetit, nuk kundërshtohen e kritikohen me urrejtje që për tendencë ka të përfituarit nga të gjitha rastet për të dëmtuar tjetrin.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020