Kosova e merr drejtimin e Odave të Ballkanit Përëndimor, deri tash e kishte Serbia

E publikuar: 22/11/2022 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është zgjedhur Kryetar i Odave të Ballkanit Përëndimor, në një konferencë që është mbajtur në Slloveni.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Rafuna për Gazetën Express, i cili ka bërë me dije se mandati i tij do të jetë 4-vjeçar.

Rafuna ka thënë se kjo është hera e parë që Kosova udhëheq këtë mekanizëm që rrjedh prej Procesit të Berlinit, duke shtuar se do t’ju ndihmijë shumë bizneseve të vendit për rë depërtuar në tregjet e huaja dhe për investime.

Deri tash, këtë pozitë e ka mbajtur Kryetari i Odës Ekononime të Serbisë.

“Po, jam zgjedhur sot, me mandat 4-vjeçar. Para meje në këtë pozitë ka qenë Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë. Kosova për herë të parë e udhëheq këtë mekanizëm që do t’u ndihmojë bizneseve të vendit shumë për të dëpërtuar në tregje të huaja. Më pas do t’ju ndihmojë edhe në thithjen e investimeve të huaja. Ky mekanizëm rrjedh prej Procesit të Berlinit”, ka deklaruar Rafuna për Express.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020