Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të dielën se beson që Amerika po përpiqet ta bindë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ta arritur një marrëveshje, për dallim nga BE-ja.
“Sa për këta të tjerët nuk kam fare besim aspak kur është fjala për Kosovën siç është rasti me gjermanët. Siç e dini, ata janë investuesit më të mëdhenj te ne, më pëlqen të punoj me ta, por kur bëhet fjalë për Kosovën e Metohinë, nuk u besoj asnjë fjale që thonë, nuk i kemi aleatë politikë” tha Vuçiq.
Duke folur për Britaninë e Madhe, Vuçiq thotë se dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka bërë një deklaratë të saktë që duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“Si aleatin më të fortë politik, Prishtina i ka gjermanët, natyrisht edhe të tjerët dhe anglezët, amerikanët, italianët, francezët dhe ne mund të llogarisim në veten tonë dhe kjo sepse askush nuk na bëri shtet përveç vetes tonë”, theksoi ai.