Telefonata për Kurtin nga Amerika, Chollet tregon se kërkoi shtyrjen e gjobave për targat

E publikuar: 19/11/2022 07:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Derek Chollet Kurti

Derek Chollet Kurti

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar për telefonatën që ka zhvilluar në orët e vona të së premtes me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Siç ka shkruar Cholllet, me Kurtin kanë biseduar për shmangien e ndonjë eskalimi të radhës me kërkesën konkrete për shtyrjen e gjobave për targat, për mbajtjen hapur të derës për kthimin e serbëve në institucione dhe në foksusimin në dialogun për normalizim që Chollet thotë se është rruga më e mirë për integrimin e Kosovës në instancat Euro-Atlantike, raporton Express.

“Ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albi Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë = rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Lidhur me telefonatën e marrë nga Chollet ka treguar edhe kryeministri Kurti, megjithatë s’e ka përmendur kërkesën për shtyrjen e gjobave për targat.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti./