Derisa afati për gjoba për targat po afrohet, kryeministrit Albin Kurti i kanë telefonuar edhe një herë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një cicërime në Twitter, Kurti tha se pati një bisedë të sinqertë dhe të rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit, Derek Chollet.
Ai tha se biseduan për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë, me qendër njohjen reciproke.
“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”.
Ndryshe, nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë, do t’iu shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.
Frank and important phone conversation with State Undersecretary Derek Chollet on the necessity for a full normalization agreement with Serbia centered on mutual recognition, with a focus on the security situation in Kosova coupled with the rule of law.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 18, 2022