Sejdiu: Mos të merremi me Berlin e Paris, por me kërkesat e ShBA-së

E publikuar: 17/11/2022 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se Kosova s’ka garantues tjetër përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se është koha që të mos përmenden Gjermania e Franca, pasi sipas tij, Gjermania ka interesa për t’ia marrë rininë Kosovës dhe Franca, siç tha ai, ka interesa të natyrave të tjera.

“Pra, mos të hupim kohë e energji me dy shtete me satelite të ndryshme në BE as liberalizim të vizave nuk të japin”.

“Mos të merremi me Berlin e Paris, por të merremi me kërkesat e Washingtonit karshi kësaj republike dhe për mua këtu përfundon ky diskutim”, është shprehur Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se kryeministri i vendit e ka kurthuar veten në çështjen e targave dhe shtyrjen e afatit.

“Besoj se një nga arsyet që Kurti ka shkuar deri në teh se këta janë në dialog veç për të dëshmuar se është mjaftueshëm për të dialoguar”, është shprehur ai, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Sejdiu tha se druan se Kurti e ka kaluar kufirin karshi pritjeve të ShBA-së.

“Kjo nuk është e faktueshme, por nëse administrata amerikane të thotë se ‘të këshilloj që të mos udhëtosh’, ky është një paralajmërim që ke dalë jashtë kornizave të komunikimit e koordinimit me ShBA-në”, tha ai, njofton Klankosova.tv.