Lista serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit në veri

E publikuar: 15/11/2022 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista serbe ka bërë sot të ditur se nuk do të merr pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës, ku një ditë më parë presidentja e Republikës, Vjosa Osmani mori vendim që të mbahen më 18 dhjetor.

Lista serbe në një postim në Facebook shkruan se nuk do të merr pjesë në këtë zgjedhje.

“Duke marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës dëshirojmë të informojmë opinionin se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe as qytetarët që mbështesin partinë tonë, prej të cilave mbi 95% janë në këto në këto hapësira”, shkruan Lista serbe.

Ndryshe, Nenad Rashiq Partia Demokratike Progresive ka thënë një ditë më parë se nuk përjashtohet mundësia që Lista serbe të merr pjesë e zgjedhjeve nëse arrihet ndonjë marrëveshje.