Turqi: Asnjë shtetas i Kosovës nuk është në mesin e viktimave apo të plagosurve

E publikuar: 13/11/2022 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asnjë shtetas i Kosovës nuk është në mesin e të lënduarve apo viktimave në Stamboll.

Kështu ka konfirmuar Ambasada e Kosovës në Ankara.

Ambasada bën thirrje që ata të cilët ndodhën në Stamboll të jenë vigjilentë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë.

“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, njofotn Ambasada e Kosovës në Ankara përcjell Klankosova.tv

Ky është numri ky qytetarët e Kosovës mund ta kontaktojnë:

+90 (531) 105 63 91.

Sot gjatë ditës në Stamboll ndodhi një shpërthim në sheshin “Taksim”.

Si pasojë gjashtë persona vdiqën dhe 81 të tjerë raportohet se janë të lënduar.