Ambasada e Kosovës del me një njoftim për shqiptarët në Turqi pas shpërthimit tragjik në Stamboll

E publikuar: 13/11/2022 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 53 janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në qendër të Stambollit në Turqi.

Ambasada e Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllime për viktimat e shpërthimit, ndërsa uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.

Ambasada thekson se përfaqësit diplomatikë të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit.

“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, thuhet në njoftim.

Numri zyrtar i Ambasadës: +90 (531) 105 63 91.