Dogana dërgon staf shtesë në Janinjë e Bërnjak pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë

E publikuar: 12/11/2022 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosovës ka dërguar staf shtesë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, pas dorëheqjes së 11 zyrtarëve të Doganës, nëntë serbë e dy boshnjakë.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

‘Po, është dërguar staf shtesë. Janë plotësuar të gjitha pozitat”, ka thënë Stavileci për Express.

Dorëheqjet e këtyre zyrtarëve kanë ardhur pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës. Deri më tani, serbët janë larguar nga Qeveria, Kuvendi, policia, gjykatat, prokuroritë.