Osmani dhe Kurti priten nga Macron

E publikuar: 10/11/2022 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Osmani dhe Kurti, udhëtuan për në Francë, për të qenë pjesë e Forumit të Paqes në Paris krahas liderëve tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare.

Burime ndërkombëtare të Klan Kosovës, kanë thënë paraprakisht se presidenti francez Macron, sot pasdite pritet t’i takojë ndaras delegacionet, të Kosovës dhe atë të Serbisë.