Vuçiq “zbulon” premtimin e amerikanëve për çështjen e targave: S’ndodhi asgjë

E publikuar: 10/11/2022 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic në konferencën për media të mbajtur sot pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron ka folur edhe për nismën franko-gjermane për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq ka thënë se i janë përgjigjur “ me një non-paper një non-paper-i”.

Siç thotë Vucic, SHBA-ja i kishte kërkuar që të pajtohej për një zgjidhje për kartat e identitetit duke i thënë se pastaj do ta bindin kryeministrin Albin Kurti që të zgjidh ndryshe çështjen e targave.

Megjithatë thotë se asgjë s’ka ndodhur për diçka të tillë edhe pse Serbia ka pranuar.

“Disa gjëra për targat janë të pamundura. Ne e zgjidhëm për kartat e identitetit, më thanë : të lutëm bëje, ne do të marrim përsipër gjithçka për targat, do ta bindim Kurtin ta zgjidhë ndryshe. Ne e kemi bërë, por asgjë nuk ka ndodhur”, ka thënë Vuçiq .