Kurti u kërkon sërish serbëve të mos i braktisin institucionet: Kosova është partnere e besueshme e miqve

E publikuar: 09/11/2022 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti-FB

Albin Kurti-FB

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se sundimi i ligjit është domosdoshmëri dhe prioritet e qeverisjes së tij.

Para kabinetit qeveritar, Kurti folur për situatën në veri dhe sulmet siç i ka quajtur nga bandat kriminale.

Kurti iu ka bërë edhe një herë thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet e Kosovës.

Ai sqaroi se Policia ka shqiptuar 1 mijë e 12 qortime/vërejtje për personat që nuk i kanë zëvendësuar targat e automjeteve që i lëshon Serbia.

“Bëj thirrje edhe një herë që të mos bojkotohen e të mos braktisen institucionet”, tha Kurti.Kryeministri tha se Kosova është “partnere e besueshme e miqve të saj”.

“Duam sundim të ligjit sepse duhet sundim i ligjit. Nuk është zgjedhje është detyrim, mungesa e tij është kërcënim për të gjithë. Me këtë kërcënim po ballafaqohen bashkëqytetarët në katër komunat në veri. Presioni dhe sulmet ndaj tyre nga bandat kriminale janë dëshmi se çka prodhon mungesa e sundimit të ligjit”.

“Problemi i tyre nuk janë vendimet tona e as afatet që parashihen në to, 1012 qortime janë lëshuar deri sot në mëngjes, asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë. Problem janë sulmet me bomba, djegiet e veturave e shtëpive… ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit e korrupsionit”.

“Jemi Qeveri e përgjegjshme e të gjithëve, kundër kriminelëve e përkushtuar për zhvillim, barazi e integrim. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantuesit më të mirë të paqes. Bëjë thirrje që të mos bojkotohen e braktisen institucionet”.