Gjyqtarja e suspenduar serbe: Po largohemi nga gjyqësori i Kosovës

E publikuar: 06/11/2022 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ljiljana Stevanoviq

Ljiljana Stevanoviq

Gjyqtarja Ljiljana Stevanoviq gjatë protestës së mbajtur në Mitrovicën e Veriut, u shpreh se se të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor të Kosovës u larguan nga institucionet për shkak se Marrëveshja e Brukselit u bë shkronjë e vdekur në letër.

Për këtë, ajo tha se po tërhiqen nga Gjyqësori i Kosovës.Një deklaratë e tillë vjen pasi të shtunën Lista Serbe njoftoi se do të largohen nga institucionet e Kosovës.

“Prandaj kemi një qëndrim unik se po tërhiqemi nga gjyqësori i Kosovës, nuk jemi mësuar ta shpërndajmë ligjin dhe drejtësinë në mënyrë selektive, jemi munduar të jemi në shërbim të të gjithë njerëzve. Kështu është me ne serbët”, tha ajo.

Në mars të këtij viti, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mori vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë.