Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar në protestë që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
Ai po ashtu ka thënë se po kërkojnë tërheqjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.
Rakiq u bëri thirrje të mbledhurve që të “mos bien në provokime, të vazhdojnë luftën me mjete paqësore dhe demokratike”.
Ai përsëriti se ata “mbronin Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare publike”.
Një ditë më parë Rakiq dha dorëheqje nga posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kurtit, raporton REL.