KFOR-i thotë se po e monitorojmë situatën në Veri

E publikuar: 06/11/2022 01:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mitrovica naten

Mitrovica naten

KFOR-i thotë se po punon për ta ruajtur sigurinë për njerëzit në Kosovë, pasi situata në veri të vendit u tensionua të shtunën.

Në një deklaratë të lëshuar, KFOR-i bën thirrje që çështjet të zgjidhen përmes dislogut konstruktiv.

“Ne po e monitorojmë situatën dhe po bashkëpunojmë ngushtë me liderët në Beograd dhe Prishtinë si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, për ta ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thujet në deklaratë.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të adresojnë dhe diskutojnë dallimet përmes dialogut konstruktiv. Sillni përparim në shoqëri! Shprehni mendimet tuaja në mënyrë paqësore dhe kërkoni kompromise!”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga KFOR-i.