DASH i reagon qeverisë për targat: Kurtit nuk i kërkuam implementim në faza, por shtyrje të afatit

E publikuar: 31/10/2022 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Anthony Blinken The NewYork Times

Anthony Blinken The NewYork Times

Të martën, më 1 nëntor pritet që të hyjnë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premtën nga Qeveria e Kosovës.

Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Lidhur me këtë dhe se çfarë do të bëjë administrata Biden me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për targat, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, deklaroi se mesazhi i Administratës së Bidenit për Kurtin është i qartë, transmeton klankosova.tv.

“Përpjekjet tona janë në vazhdimësi”, zbuloi Ned Price.

”Ne kemi qenë të qartë publikisht dhe privatisht se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kërkon një vonesë të plotë në zbatimin e këtyre çështjeve. Ne nuk shohim një vonesë të pjesshme. Ne nuk shohim zbatimin me faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga qeveria e Kosovës një vonesë të plotë të zbatimit”, ka thënë ai.

LIVE| DASH qorton Kurtin pak para masës qortuese për targat (VIDEO)

DASH i reagon qeverisë për targat: Kurtit nuk i kërkuam implementim në faza, por shtyrje të afatit

 32 minuta më parë

Të martën, më 1 nëntor pritet që të hyjnë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premtën nga Qeveria e Kosovës.

Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Lidhur me këtë dhe se çfarë do të bëjë administrata Biden me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për targat, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, deklaroi se mesazhi i Administratës së Bidenit për Kurtin është i qartë, transmeton klankosova.tv.

“Përpjekjet tona janë në vazhdimësi”, zbuloi Ned Price.

”Ne kemi qenë të qartë publikisht dhe privatisht se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kërkon një vonesë të plotë në zbatimin e këtyre çështjeve. Ne nuk shohim një vonesë të pjesshme. Ne nuk shohim zbatimin me faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga qeveria e Kosovës një vonesë të plotë të zbatimit”, ka thënë ai.

 

Pavarësisht përpjekjeve të sekretarit amerikan, Anthony Blinken, për të angazhuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar dhe për t’i kërkuar atij që të zgjasë afatin e pararegjistrimit të targave, ai nuk e shtyu atë veçse duke shkallëzuar masat.

Sipas propozimit të kryeministrit Albin Kurti, sanksione do ketë për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në RKS.

https://youtu.be/gnqe0lTJCCQ