Sekretari Organizativ i AAK-së, Kurtit: Teshat e Ramushit nuk të bijnë ty

E publikuar: 31/10/2022 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë se kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, e kishte mbajtur edhe Taksën 100%, por edhe i kishte ruajtur raportet e mira me aleatët.

Përmes një postimi në në Facebook, Syla ka thënë se “teshat e Ramushit nuk i bëjnë, siç shprehet ai, shokut Albin”.

“Në kohën e kryeministrit Haradinaj, Kosova e mbajti taksën ndaj Serbisë, pa i prishur raportet me miqtë e aleatët ndërkombëtar”, ka shkruar Syla.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa ishte taksa në fuqi, u bë Ushtria, statusi i Trepçës dhe pavarësia energjetike.

“Gjatë kohës sa ishte taksa në fuqi, u miratuan edhe themelimi i Ushtrisë, edhe statusi i Trepçës, e gjithashtu edhe u arrit pavarësia energjetike e vendit. Kryeministri i sotëm po mundohet ta kopjojë Ramushin, por shoku Bin nuk mund të bëhet Ramush, sepse nuk i bijnë tamam teshat e tij. Bini e ka masën S, ndërsa Ramushi veshet XXXL”, ka përfunduar Syla.