Kush është shqiptari kryekëshilltar i Erdoganit? (VIDEO)

E publikuar: 27/10/2022 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krahë flamurit të Turqisë, në zyrën e kryekëshilltarit për Ballkan të presidentit, Rexhep Tayip Erdogan, qëndron edhe ai i Kosovës.

I zoti i kësaj dhome pune të pallatit presidencial në Ankara, ka një lidhje speciale me popullin e shtetit ballkanik dhe shqiptarët në përgjithësi.

Sabri Demiri është një shqiptar nga Shkupi, i cili për 14 vjet është njeriu kryesor për rajonin e Ballkanit, i liderit turk.

Në vendin, euro-aziatik, shkupjani, erdhi për studime më 1994 nga Damasku i Sirisë.

Teologu pohon se shefi i tij i njeh goxha mirë shqiptarët, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, Erdogan e dinë se në Turqi jetojnë rreth katër milionë shqiptarë, të cilëve thotë se u respektohen të drejtat.

Por, Demiri nuk është shqiptari i vetëm që punon në presidencën turke.

Ky ka marrë në kabinetin e tij edhe një student nga Kosova, Enes Kryeziu.