Policia mohon lajmin për kazinot ilegale në Karaçevë, kjo veprimtari po zhvillohet në fshatin Breznicë jashtë territorit të Kosovës

E publikuar: 26/10/2022 08:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka mohuar lajmin e publikuar, se sërish janë ringritur objektet e kazinove ilegale në Karaçevë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani në një prononcim për gazetën InfoSot, ka thënë se në zonën e Karaçevës nuk ka objekte brenda të cilave po zhvillohet bixhozi ilegal. Kjo pjesë monitorohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Stacioni Policor Kamenicë.

Ai tregon se në një pjesë që​ gjendet në fshatin Breznicë, Komuna Bujanovc ka kazino që zhvillohet bixhozi ilegal.
Këto kazino janë në afërsi të fshatit Karaçevë dhe janë jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

“Në zonën e Karaçevës nuk ka objekte brenda të cilave po zhvillohet bixhozi ilegal. Kjo pjesë monitorohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Stacioni Policor Kamenicë. Në një pjesë që​ gjendet në fshatin Breznicë, Komuna Bujanovc ka kazino që zhvillohet bixhozi ilegal. Këto kazino janë në afërsi të fshatit Karaçevë dhe janë jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

Hashani rikujtoi se më datë 15/12/2021, Drejtoria Rajonale Gjilan e Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale kishin realizuar një operacion policor në zonën e Karaçevës të Kamenicës.

Disa persona ishin vënë në pranga nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në aksionin të cilin e kanë realizuar në zonën e Karaçevës. Përveç të arrestuarve janë rrënuar tërsisht me eskavator edhe disa objekte të cilat ishin hapur në atë zonë”, ka thënë Hashani për Infosot.