Clark: Jam krenar me hapat që Kosova i ka bërë për demokratizim

E publikuar: 22/10/2022 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Retired U.S. Army general Wesley Clark speaks during a Bloomberg Television interview inside the Bloomberg Link at the Democratic National Convention (DNC) in Charlotte, North Carolina, U.S., on Tuesday, Sept. 4, 2012. San Antonio Mayor Julian Castro, a Stanford University and Harvard Law School graduate, has the role of first Hispanic keynote speaker at the Democratic National Convention. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg via Getty Images

Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me hapat që ka bërë Kosova për demokratizim dhe zhvillim ekonomik.

Clark ka thënë të shtunën përmes një video-adresimi në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen e Sigurinë të organizuar nga Kosova, se ndihet krenar po ashtu për ato që po bëhen për demokracinë në Evropë.

“E mirëpres edhe mundësinë që të bëheni pjesë e BE-së dhe NATO e ndoshta më së shpejti e Këshillit të Evropës. Jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kosovës dhe personalisht sa herë vij në Kosovë jam shumë krenar për hapat që i keni bërë në demokratizim dhe zhvillim ekonomik. Jam shumë krenar për krejt cfarë po bëni për njëri-tjetrin për demokracinë në Evropë”, ka thënë Clark.

Ai është shprehur falënderues që forumi po i dedikohet ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright