Përfaqësuesi rus Gërvallës: Mos filozofo shumë me analiza të gjeopolitikes, përqendrohu në situatën në Kosovë

E publikuar: 18/10/2022 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është duke u zhvlluar seanca për raportin gjashtëmujor të UNMIK-ut për situatën në Kosovë.

Gjatë kësaj seance, fjalën e ka marrë edhe përfaqësuesi i Federatës Ruse, Vassily Nebenzia i cili e ka këshilluar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën, që mos të fillozofoj shumë me gjeopolitika botërore, por të merret me situatën në Kosovë.

“E këshillojë Donika Gërvallen që mos të përpiqet të filozofojë shumë dhe të bëj analiza të gjeopolitikes, nuk ishte e suksesshme. Është më mirë të përqendrohet në situatën në Kosovë”, ka thënë Nebenzia.