Operacioni 6-orësh, kjo është gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit

E publikuar: 18/10/2022 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati dje i është nënshtruar një operacioni në këmbë i cili ka zgjatur rreth gjashtë orë, sipas djalit të tij Musliut, operacioni ka përfunduar me sukses.

Djali i Gucatit, Musliu, tha për Express se operacioni ka qenë mjaftë i komplikuar por tani i ati ndodhet në gjendje stabile.

“Ka përfundu opracioni mbrëmë, ka zgjatë rreth 6 orë dhe ka pas sukses. Në mëngjes kemi folë dhe për momentin është mirë. Ka pas operacion të vështirë dhe komplikuar, por gjendjen e ka stabile”, tha djali i Hysni Gucatit.

Ai tha se Hysni Gucati pritet të qëndrojë në dy spitale të ndryshme për rreth tri javë.

Kreu i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në maj të këtij për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar.

Kryetari i trupit gjykues shpalli aktgjykimin duke njoftuar dënimin me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit.