Vucic
I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sot po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd, ku do të zhvillojë një takim me presidentin e këtij vendit, Aleksandar Vuçiq.
Ky i fundit tha se pret që diskutimi i sotëm me Lajçakun të jetë i vështirë, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se edhe të tjerët me të cilët ka biseduar për Kosovën “nuk e kanë përmendur vitin 2024 si afat për arritjen e marrëveshjes, por vetëm se në pyetje janë javë”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
Vuçiqi këto komente i bëri gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacionit (BIA) dhe 123 vjetorin e themelimit të Departamentit për Çështje Konfidenciale të Policisë në Serbi.
Ai po ashtu tha se vendi i tij, në 24 vjetët e fundit, nuk ka qenë në një pozitë të këtillë kaq të vështirë.