SBASHK: 70 për qind e shkollave s’e kanë mbajtur mësimin

E publikuar: 15/10/2022 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, Ministria e Arsimit ka njoftuar se mësimi duhet të mbahet edhe të shtunave për t’i zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), sot ka thënë se 70 për qind e shkollave nuk e kanë mbajtur mësimin.

Ata më tej njoftojnë se në disa shkolla numri i nxënësve ka qenë tepër i vogël dhe përsëri mësimi nuk është zhvilluar.

“Kjo është vlerësuar në takimin e jashtëzakonshëm që SBASHK-u ka mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal të cilët kanë raportuar lidhur me gjendjen e sotme në komunat e tyre”, thuhet në komunikatën për media.

SBASHK-u është shprehur i pakënaqur me vendimin e MASHTI-it duke njoftuar se të hënën do të mbajnë një takim urgjentpër të bërë përpjekje që të gjindet një zgjidhje tjetër për orët e humbura.

“Nëse nuk veprohet kështu , atëherë do të kemi situatë të njëjtë edhe në të shtunat tjera e aq më shumë edhe në ditët e rregullta të punës procesi mësimor nuk do të ketë rrjedhë të mbarë nga debatet që do të zhvillohen lidhur me çështjen e orëve e ditëve të humbura në grevë”, thuhet ndër të tjera. /Zëri