Kjo është mësuesja që i qëndroi pranë nxënësit të saj në spitalin e Gjilanit

E publikuar: 15/10/2022 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thuhet se mësuesja është prindi i dytë i një fëmije. Të tillë e ndjeu mësuesen e tij edhe Auloni nga Vitia, derisa po priste t’i nënshtrohej një operimi në Spitalin e Gjilanit.

Ai i kishte thënë personelit se nuk ndihet aspak vetëm dhe se nuk ka frikë, meqë mësuesja e tij, Lirie Aliu gjendej në dhomën ngjitur.

‘Me Aulonin, nxënësin tim u takuam dje në Repartin e Ortopedisë në Gjilan, ku ai do t’i nështrohet një operimi në këmbë!

Dje biseduam gjatë, fitoi shumë kurajo, dhe në momentin që kishte mbetur vetëm, pa familjaret e tij, i kishte thënë personelit se nuk ndihet aspak vetëm dhe se nuk ka frikë, meqë mësuesja ime gjendet në dhomën ngjitur.

Shërim të shpejtë për Aulonin e guximshëm’ – ka shkruar profesoresha Lirie Aliu, e cila ka postuar edhe foto me nxënësin e saj nga spitalit. /Mediafokus.info