Pejë- Gjykata Themelore në Pejë, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gogaj u shpall të premten, nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.
Sipas aktgjykimit, i pandehuri Shaban Gogaj për vrasje nga pakujdesia u gjyku 5 viteve burgim, kurse per armëmbajtje pa leje me 3 vite burgim.
Gjykata për të akuzuarin Shaban Goajn caktoi dënimin unik prej 7 viteve e 6 muaj . Kurse i pandehuri Isuf Cacaj për armëmbajtje pa leje dënohet me 2000 euro.
Gjykatësja Husaj-Rugova, në arsyetim të saj tha se prokuroria nuk kishte ofruar asnjë provë të re, dhe se prokurori i ri i caktuar në këtë rast kishte mbetur pranë akuzës për vrasjes së rëndë, pasi prokurori Agron Uka kishte bërë rikualifikimin në vrasje nga pakujdesia.
Sipas saj, duke qenë se prokuroria nuk ka paraqitur provë të re, gjykata nuk mund të shkoj në dëm te pandehurit. / Betimiperdrejtesi