Tahiri: BE-ja e ktheu liberalizimin e vizave në telenovelë

E publikuar: 14/10/2022 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Besnik Tahiri

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Bashkimin Evropian në lidhje me zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Tahiri, ka thënë se Bashkimi Evropian, e ka shndërruar çështjen e vizave për Kosovën, në një telenovelë.

Tahiri, theksoi se BE po e përdor çështjen e vizave si “karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së”.

“Nga një proces teknik dikur, me kalimin e kohës, BE-ja e ktheu liberalizimin në telenovelë. Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë. Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri ka thënë se qasja e BE-së karshi Kosovës, është padrejtësi kolektive.

“Dinamika e këtij procesi do ta dëshmojë, nëse pas padrejtësisë universale shumëvjeçare ndaj Republikës së Kosovës nga ana e BE-së, po bëhet diplomaci jo transparente dhe kushtëzuese. Kjo telenovelë si bënë nder BE-së”, ka thënë Tahiri.

Të enjten, në takimin e Grupit Punues, të Komisionit Evropian, ishte në rend të ditës cështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në atë takim është raportuar se Franca ka vendosur kushte të reja sa i përket heqjes së vizave për Kosovën.

Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIASKy propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Bislimi, ka thënë se në KE, ka vende që pa asnjë rezervë e përkrahin heqjen e vizave për Kosovën, por ka edhe prej tyre që ende nuk kanë dhënë qëndrim zyrtarë për shkak të mandateve teknike të qeverive të tyre.