Bislimi: Jo vetëm një kusht për liberalizimin e vizave janë vënë dy kushte

E publikuar: 13/10/2022 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zv. Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se sot nuk është pritur që të ketë një vendim për liberalizimin e vizave

Në një intervistë në “Context”, në ATV, Bislimi ka treguar se asnjë shtet nuk është shprehur kundër liberalizimit të vizave.

Zv. Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se sot nuk është pritur që të ketë një vendim për liberalizimin e vizave.

Në një intervistë në “Context”, në ATV, Bislimi ka treguar se asnjë shtet nuk është shprehur kundër liberalizimit të vizave.

“Ka pasur pritje të shumta, më tej të asaj se çfarë ka qenë konteksti i takimit të sotëm. Sot nuk është prit votim e as nuk është prit vendim. Sot tema është hedhur për herë të parë nga këto dy grupe punuese dhe ka qenë e qartë që një grup i shteteve për arsye të ndryshme sot nuk kanë mundur me u deklaru votën e tyre, pasi që ka nevojë që çështja të kthehet në diskutim në vendet e tyre”, tha Bislimi në ATV.

“Nuk ka pasur asnjë shtet që ka shprehur hezitime apo kundërshtime. Kushti është që Liberalizimi i vizave të ndodh kur BE të funksionalizoj sistemin … i cili përdoret për identifikimin e personave që udhëtojnë nga vendet që e kanë marrë regjimin e vizave”