Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të raportuar më datë 17.08.2022.
Personat e dyshuar: – F.C, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe , L. Rr, femër 21 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës,
Sipas policisë së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se të njejtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parashë për investim në kripto valuta (vlera e përafërt arrinë deri në 500000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha.
Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.
“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, ashtu që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia”, thuhet në komunikatë.