Çitaku i përgjigjet Haxhiut: Kontributi juaj i vetëm në liberalizimin e vizave është gazi lotësjellës në Kuvend

E publikuar: 12/10/2022 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se kontributi i saj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotësjellës në Kuvend.

Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se Kosova qysh vite më parë i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

“Me tërë respektin Ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotësjellës në Parlamentin e Kosovës. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret vite më parë. Këtë nuk po e them unë por Komisioni Evropian”, ka shkruar Çitaku.

Ky reagim i Çitakut erdhi pasi Haxhiu sot në një konferencë për media tha se sa i përket liberalizimit të vizave është optimiste, por siç tha ajo “nuk do t’ia bëj sikurse kanë bërë qeveritë e kaluara, sepse ju i mbani mend deklaratat e ish-kryeministrave, ish-presidentëve në këtë drejtim duke i mashtruar në vazhdimësi qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, unë nuk do t’ia bëj sikurse kanë bërë qeveritë e kaluara. Sepse ju i mbani mend deklaratat e ish-kryeministrave, ish-presidentëve në këtë drejtim duke i mashtruar në vazhdimësi qytetarët e Republikës së Kosovës. Ajo që mund të them unë është që gjithçka çka varet nga ne, ne e kemi bërë. Ajo çka mund të them është se jemi jashtëzakonisht optimist dhe kemi punuar për këtë, sidomos Ministria e e Punëve Jashtme, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit. Pra kanë qenë disa prej figurave që janë angazhuar jashtëzakonisht shumë për këtë. Prandaj jemi optimistë që qytetarët e Republikës së Kosovës të lëvizin lirshëm sepse është e drejtë e tyre dhe nuk mund të vazhdohet kësisoj më gjatë”, tha Haxhiu në konferencë